Greqi, shoferët e taksive në Athinë hyjnë në grevë 48-orëshe
Në rajonin e Atikës, i cili përfshin Athinën, shoferët e taksive ndërprenë punën që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, si pjesë e grevës së thirrur nga Sindikata e shoferëve të taksive

Athinë
Shoferët e taksive në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë nisur grevë 48-orëshe, raporton Anadolu.
Në rajonin e Atikës, i cili përfshin Athinën, shoferët e taksive ndërprenë punën që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, si pjesë e grevës së thirrur nga Sindikata e shoferëve të taksive.
Greva do të vazhdojë deri në orën 06:00 të së premtes.
Shoferët e taksive dolën me kërkesat e tyre, të tilla si luftimi i taksive pirate, kontrollimi i praktikave që i ngjajnë transportit me taksi, ulja e normave të taksave dhe kërkesa që qeveria të gjejë zgjidhje për problemet e sektorit.