Izraeli përgatitet ta ndalojë anijen humanitare "Madleen" përpara se të hyjë në ujërat e Gazës
Aktivistët në bord do t’u dorëzohen autoriteteve izraelite për deportim, raportoi media izraelite

Ankara
Marina izraelite po përgatitet të ndalojë anijen humanitare “Madleen” ndërsa ajo po i afrohet ujërave të Gazës, me plane për ta ridrejtuar atë me forcë në portin e Ashdodit, raportoi sot Kanali 12 i Izraelit, transmeton Anadolu.
Ushtria synon ta ndalojë anijen para se të hyjë në ujërat territoriale të Gazës, duke përmendur si arsye zbatimin e bllokadës detare, raportoi kanali i lajmeve.
Aktivistët në bord do t’u dorëzohen autoriteteve izraelite për deportim, raportoi gjithashtu Kanali 12.
Operacioni vjen pas premtimit të mëparshëm të Izraelit për të parandaluar anijen të arrijë në Gaza, nga frika se kjo do të krijonte një precedent për përpjekjet e ardhshme për thyerjen e bllokadës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.