Rritet në 54.927 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 47 të vrarë dhe 388 të tjerë të plagosur

Istanbul
Është rritur në 54.927 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 47 të vrarë dhe 388 të tjerë të plagosur.
Të paktën 4.649 palestinezë janë vrarë dhe 14.574 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.927 ndërsa numri i të plagosurve në 126.615.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.