jeta

Lisbona, qyteti i zbuluesve dhe detarëve

E ndërtuar mbi shtatë kodra dhe e njohur si "qyteti i zbuluesve dhe detarëve", Lisbona vazhdon të jetë një nga atraksionet më të rëndësishme në Evropë

Shpetim Hiseni  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 23.05.2025
Lisbona, qyteti i zbuluesve dhe detarëve

Shkup

Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, ngërthen në vete lavdinë e saj historike dhe kulturore, duke vazhduar të mahnisë mijëra vizitorë çdo vit, raporton Anadolu.

E ndërtuar mbi shtatë kodra dhe e njohur si "qyteti i zbuluesve dhe detarëve", Lisbona vazhdon të jetë një nga atraksionet më të rëndësishme në Evropë.

Tramvajet nostalgjikë që përshkojnë rrugicat e ngushta, ndërtesat me arkitekturë të lashtë dhe atmosfera shumëkulturore janë disa nga karakteristikat më të dashura të qytetit.

Një nga monumentet më të rëndësishme, Ura "25 Prilli", që lidh dy brigjet e lumit Tagus në bregun e Atlantikut, është simbol i qëndrueshmërisë dhe lidhjes së qytetit me detin.

Qyteti ka si karakteristikë edhe çatitë e kuqe të ndërtesave dhe aromën e detit që ndihet në ajër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın