Sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundon pa gola

Në stadium ishin të pranishëm mijëra tifozë të Kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë ekipi kuqezi u mbështet edhe nga mijëra tifozë të tjerë jashtë stadiumit.

Fatjon Cuka  | 07.06.2025 - Përdıtësım : 08.06.2025
Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundon pa gola Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Serbi e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026 ka përfunduar pa gola, raporton Anadolu.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë përfundoi me rezultatin 0:0, edhe pse nuk munguan rastet për gola.

Ekipi kuqezi nuk arriti të shënojë gol me anë të penalltisë që u akordua në minutat shtesë të pjesë së parë.

Në stadium ishin të pranishëm mijëra tifozë të Kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë ekipi kuqezi u mbështet edhe nga mijëra tifozë të tjerë jashtë stadiumit.

Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë më 10 qershor ndaj Letonisë në stadiumin "Skonto Stadions" në Riga.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın